Bisedë telefonike me homologun ukrainas, Igli Hasani: Shqipëria e palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës

Shqipëria rikonfirmon mbështetjen e palëkundur për Ukrainën për sovranitetin dhe pavarësinë e saj.

Kjo iu rikonfirmua ministrit të Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, nga Igli Hasani, kreu i diplomacisë shqiptare, gjatë një bisede telefonike.

Në një postim në platformën “X’, ministri i Jashtëm, Hasani shkruan “zhvillova sot një bisedë telefonike me homologun tim ukrainas, Andrii Sybiha. I shpreha urimet më të përzemërta dhe mbështetjen time të plotë, në detyrën e tij të re gjatë këtyre kohërave sfiduese”.

“Rikonfirmova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, shprehet Hasani.

Arena e Lajmit

Bisedë telefonike me homologun ukrainas, Igli Hasani: Shqipëria e palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook