Kombëtarja, Hysaj: Na ndëshkuan detajet, dhamë maksimumin por nuk mjaftoi

Elsi Hysaj, mbrojtësi i Shqipërisë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas humbjes me Gjeorgjinë.


“Bëmë një ndeshje të mirë, nuk bëmë ndeshje të keqe. Ishim të lodhur, ata po rrinin shumë mbrapa. Gjeorgjia është skuadër në rritje. Në grupit tonë e kanë vlerësuar si më të fortën. Duhet të bënim më mirë në fushën tonë, më vjen keq së luajtëm mirë.
 

Kishim bërë plan që do të rrinim 2 veta te Kvara, që mos futej në hapësira. Ishte lojtari më i rëndësishëm. Kishim marrë masa speciale.  

Duhet të gjenim një mënyrë për ta kaluar topin për të bërë golin. Duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më të zgjuar në fushë herët e tjera. 

Ukraina ishte skuadër që na presonte, kishim më shumë hapësira. Kjo ishte një ndeshje e shpejtë, na mungoi brilantesa në fushë. Duhet të ishim më të shpejtë. Duhet të jemi më të zgjuar. Janë detaje të vogla që të dënojnë. Ndonjëherë duhet të bëjmë edhe ndonjë faull, të marrim karton për të ndalur aksionet.  

Shpirti nuk ka munguar, kemi dhënë maksimumin. E dinim që do të ishte një ndeshje me 1-2 aksione. Po prisnim shansin tonë por nuk ndodhi. 

Duhet të kemi besim gjithmonë. Kemi mundësinë, pse mos vazhdojmë përpara.  

Me Milanin luajta 5 minuta, nuk kam kontaktuar asnjë nga klubi. E pashë në media që më kishin nxjerrë jashtë listës së Serisë A. Do të gjej një zgjidhje, nuk do të rri te Lacioja të shikoj të tjerët”, u shpreh Hysaj

Arena e Lajmit

Kombëtarja, Hysaj: Na ndëshkuan detajet, dhamë maksimumin por nuk mjaftoi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook