“Në Elbasan do të arrijmë rezultat fantastik”/ Salianji nis takimet në terren pa humbur kohë: Projektojmë fitoren dhe rotacionin politik!

Deputeti i PD dhe njëherazi drejtuesi politik për Qarkun e Elbasanit, Ervin Salianji ka nisur takimet në terren, vetëm pak ditë pasi iu besua ky funksion. Këtë të martë Salianji ka zhvilluar takime me strukturat e PD dhe qytetarët e Belshit.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji tregon detaje nga mënyra se si ai do ta organizojë fushatën në një qark të rëndësishëm si Elbasani, duke theksuar do të punojë bashkë me ekipin për të projektuar fitoren.

Duke u shprehur i bindur për një rezultat fantastik të PD në këtë Qark, Salianji beson se rotacioni politik në 2025-ën është i mundshëm nëse demokratët do të punojnë fort.

Postimi
Çdo sukses në çdo garë politike e kam bazuar tek besimi bashkë me ekipin, së bashku projektojmë fitoren 🤝

Kam marrë impulse dhe energji shumë pozitive sot në Belsh, në çdo takim me strukturat dhe qytetarët!

Besimi te fitorja dhe energjia për të punuar fort për rotacionin politik, të bindur se në Elbasan do të arrijmë një rezultat fantastik 💪✌️🇦🇱

()

Arena e Lajmit

“Në Elbasan do të arrijmë rezultat fantastik”/ Salianji nis takimet në terren pa humbur kohë: Projektojmë fitoren dhe rotacionin politik!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook