“Stacioni”/ Shpërndante drogëra të forta në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari

Policia në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Stacioni”.

Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar një 20-vjeçar. I riu dyshohet se shpërndante drogëra të forta. Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se në pranga ka rënë shtetasi Erdi Kurti.

“Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohen qindra doza me lëndë të dyshuara narkotike (sintetike) LSD. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 20-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës, qindra doza me lëndë narkotike (sintetike) LSD.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Stacioni”/ Shpërndante drogëra të forta në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook