Sot kreu i PD Sali Berisha do të paraqitet në SPAK, ku do i komunikohet akuza. Berisha ka 256 ditë në arrest shtëpie, që nga data 30 dhjetor 2023, kur GJKKO dha masën e sigurisë ndaj tij.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se më 21 tetor 2023, u caktua masa ‘detyrim paraqitje’ ndaj Berishës dhe arrest me burg për Jamarbër Malltezin. Ndërsa, më 21 nëntor 2023 Malltezi u vendos në arrest shtëpie. Dy prokurorët e çështjes janë Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai.
Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi katër vite më vonë, në vitin 2012. Kjo është hera e dytë që Berisha paraqitet në SPAK, pasi më 23 janar u paraqit në zyrat e SPAK për t’u marrë në pyetje, vetëm 24 ditë pasi iu caktua masa e arrestit shtëpiak.
(Arena e Lajmit)