FOTO/ Njeriu i rekordeve, Harry Kane “magjeps” Anglinë, “dopietë” golash në ndeshjen e 100 (VIDEO)

Anglia i falet Harry Kane, është gjithnjë ai, me kapitenin që realizoi një ndeshje fantastike në një ditë të veçantë për të. Ndaj Finlandës ishte ndeshja e tij e 100 me përfaqësuesen angleze, me organizatorët që u kujdesën të nderonin si duhej kapitenin e tyre. Mbi 70 mijë tifozë në Wembley u çuan në këmbë për të nderuar Harry Kane.

Pikërisht në ndeshjen e tij të 100-të, Harry Kane bëri liderin duke realizuar një “dopietë” golash. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Kane zhbllokoi ndeshjen në minutën e 57-të me një goditje të fortë. Thuajse me një finalizim identik, Harry Kane realizoi edhe golin e dytë në 76-të duke i dhuruar tre pikët Anglisë në këtë ndeshje të dytë në Ligën e Kombeve, 2 ndeshje 6 pikë të plota.

Të gjithë vëmendjen e mediat në ishull e mori pikërisht Harry Kane, jo vetëm për faktin që u bë angleze i 10-të që arrin kuotën e 100 ndeshjeve me përfaqësuesen. Kane vijon të thellojë rekordin e tij si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares, tani në kuotën e 68 golave dhe 19 assiste.

()

Arena e Lajmit

FOTO/ Njeriu i rekordeve, Harry Kane “magjeps” Anglinë, “dopietë” golash në ndeshjen e 100 (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook