Kakavijë/ Kapet iraniani i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Detajet

Një shtetas iranian që ishte në kërkim ndërkombëtar u kap në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës.

Në një njoftim zyrtar të Policisë së Shtetit, bëhet e ditur se si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Teheranit dhe Interpol Tiranës, Policia Kufitare kapi në hyrje të RSH-së, shtetasin iranian të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Mehran Kamolpour 52 vjeç, lindur në Iran dhe banues në Danimarkë.

Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Gjirokastër arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Iranit, shtetasin Mehran Kamolpour, të cilin Gjykata e Teheranit e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet iraniane, për ekstradimin e këtij shtetasi.

Arena e Lajmit

Kakavijë/ Kapet iraniani i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Detajet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook