Kategoria e Dytë/ Hidhet shorti, klubet e grupeve A dhe B mësojnë kalendarin e sezonit 2024/25

Është hedhur shorti për kalendarin e kampionatit të Kategorisë së Dytë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Ekipet e të dyja grupeve, A dhe B, kanë mësuar rrugëtimin e tyre në edicionin futbollistik 2024/25.

Të pranishëm në sallë ishin përfaqësues të klubeve garuese në Kategorinë e Dytë, ndërsa shorti u hodh nga specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Endi Hyka.

Java e parë e kampionatit “Kategoria e Dytë”

Grupi A

Adriatiku 2012 – Basania

Tërbuni – Iliria

Veleçiku – Murlani

Besëlidhja – Albanët

Naftëtari – Gramshi

Sopoti – Luz i Vogël 2008

Grupi B

AF Luftëtari – Tomori

Memaliaj – Shkumbini

Kelcyra – Oriku

Turbina – Devolli

Butrinti – Delvina

Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, kampionati i Kategorisë së Dytë do të fillojë më 21 shtator. Në Grupin A të Kategorisë së Dytë marrin pjesë 12 ekipe:  Adriatiku 2012, Basania, Tërbuni, Iliria, Veleçiku, Murlani, Besëlidhja, Albanët, Naftëtari, Gramshi, Sopoti, Luz i Vogël 2008.

Në Grupin B të Kategorisë së Dytë marrin pjesë 11 ekipe: AF Luftëtari, Tomori, Memaliaj, Shkumbini, Kelcyra, Oriku, Turbina, Devolli, Butrinti, Delvina, Maliqi.

Arena e Lajmit

Kategoria e Dytë/ Hidhet shorti, klubet e grupeve A dhe B mësojnë kalendarin e sezonit 2024/25

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook