Nga sot, të pandehur/ “Shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”, SPAK pritet t’i komunikojë Berishës dhe Malltezit akuzat për dosjen “Partizani”

Prokuroria e Posaçme pritet t’i komunikojë sot akuzat ish-Kryeministrit Sali Berisha, njëherazi edhe kreu i PD-së, si dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Berisha pritet të paraqitet në SPAK mesditën e së mërkurës, ndërsa dhëndri i tij, Malltezi, dy orë më pas, pra rreth orës 14:00.
Berisha, bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Mbetet për tu parë se sa kohë do t’i duhet SPAK-ut për të mbyllur plotësisht hetimet mbi dosjen “Partizani” dhe për t’ia dërguar GJKKO për gjykim, por burime për bëjnë me dije se SPAK është drejt mbylljes së hetimeve.

Akuzat që SPAK ka hetuar për Berishën dhe dhëndrin e tij janë nga shpërdorimi i detyrës, te korrupsioni, pasuria, pastrimi i produkteve të veprës penale.

Prej dhjetorit 2023, Berisha ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi më parë shpërfilli masën e detyrimit të paraqitjes.

Arena e Lajmit

Nga sot, të pandehur/ “Shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”, SPAK pritet t’i komunikojë Berishës dhe Malltezit akuzat për dosjen “Partizani”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook