Sali Berisha në një deklaratë për mediat, pak përpara se të hyjë në SPAK, tha se po shkon që të marrë akuzën politike.
Berisha u shpreh se është vënë në arrest shtëpie në mënyrë të padrejtë. Ai tha se në dosjen e klubit Partizani mungon fakti penal dhe se shteti nuk ka humbur para publike. Sipas tij, toka kurrë nuk është shpronësuar.
Sali Berisha: Në dosjen e klubit Partizani mungon fakti penal dhe shteti nuk ka humbur para publike. Toka kurrë nuk është shpronësuar.
Firma e Sali Berishës nuk ekziston në ndonjë dokument. Nuk ka asnjë fakt penal në hetimet që zgjatën sa një Luftë Botërore. Sot po njihem me akuzën politike.
(Arena e Lajmit)