Policia e qarkut të Elbasanit ka njoftuar se dy incidente të rënda kanë ndodhur me protagonistë adoleshentët.
Në Librazhd është shpallur në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka qëlluar me mjet të mprehtë një 21-vjeçar. Ndërsa, në Elbasan është proceduar një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me dorezë metalike, një bashkëmoshatar të tij, për motive të dobëta.
“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me dorezë metalike, një bashkëmoshatar të tij, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin B. S., 17 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me send të mprehtë një 21-vjeçar, për motive të dobëta. 21-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit”, njofton policia.
(Arena e Lajmit)