“Unë do t’u bashkohem atyre që adhurojnë motorët me djegie”, ish-partnerja thumbon Elon Musk

Ish-partnerja e Elon Musk, Grimes ka bërë së fundmi një postim në rrjetet sociale që ka ngjallur shumë debat. Grimes, emri i vërtetë i secilës është Claire Boucher si duket ka thumbuar Musk, miliarderi i cili është njëherësh themelues i kompanisë së automjeteve elektrike, Tesla.

Këngëtarja e cila ka tre fëmijë me miliarderin, ka pozuar e ulur mbi një makinë Porsche, por përshkrimi mori të gjithë vëmendjen. “Unë mendoj se do t’u bashkohem djemve të mi në adhurimin e tyre heretik të motorit me djegie”, shkroi Grimes.

Përshkrimi nxiti shumë reagime në seksionin e komenteve, duke pyetur nëse ishte një thumb ndaj ish-partnerit të saj. Elon Musk, përveç që posedon kompanitë sikurse SpaceX, rrjetin social X e kompaninë e rrjetave Starlink, është themelues i brendit të makinave elektrike Tesla.

Musk mund të jetë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027. Përveç personit më të pasur në botë, i cili ka 251 miliardë dollarë, raportohet se emrat e tjerë janë në rrugën e duhur për të marrë statusin e trilionerit.

Arena e Lajmit

“Unë do t’u bashkohem atyre që adhurojnë motorët me djegie”, ish-partnerja thumbon Elon Musk

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook