Zbulohen çmimet e modeleve të iPhone 16

Çmimet e serisë së re iPhone 16 janë kryesisht të pandryshuara në tregjet kryesore në krahasim me modelet e prezantuara vitin e kaluar, shkruan Bloomberg.

iPhone 16, 16 Plus dhe Pro ofrohen në variante me 128 GB, 256 GB dhe 512 GB hapësirë ​​ruajtëse. Pro Maxi nuk ka version 128 GB.

Por iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max kanë gjithashtu modele me 1 TB, i cili është 250 euro më i shtrenjtë se varianti 512 GB.

Në Gjermani, iPhone 16 ka çmim fillestar prej 949 eurosh, iPhone 16 Plus kushton 1.099 euro, iPhone 16 Pro kushton 1.199 euro, ndërsa iPhone 16 Pro Max ka çmim prej 1.449 euro. Çmimet në të gjithë Evropën janë të ngjashme me ato të Gjermanisë.

Apple ka konfirmuar se para-porositë për modelet e reja të iPhone 16 nisin më 13 shtator, ndërsa do të jenë të disponueshme në treg nga 20 shtatori.

Arena e Lajmit

Zbulohen çmimet e modeleve të iPhone 16

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook