SPAK ka marrë të pandehur për pastrim parash Xhimi Begejan, në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Begeja është një nga trashëgimtarët e tokës. Lajmi konfirmohet për Arena e Lajmit nga gazetari Igli Celmeta.
Sot më herët është marrë i pandehur për të njëjtën çështje edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi.
Gjithashtu, si pjesë e hetimit të së njëjtës dosje, gjatë ditës së djeshme iu janë komunikuar akuzat edhe Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.
(Arena e Lajmit)