Një aksident sapo ka ndodhur në urën e fshatit Polenë, ku një mjet ka përplasur një këmbësor për vdekje.
Sipas informacioneve të para, shërbimet emergjente janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.
Aktualisht, rrethanat dhe gjendja e të aksidentuarit mbeten të paqarta, ndërsa pritet mbërritja e policisë për të siguruar informacione më të plota rreth ngjarjes.