Doli fitues në zgjedhjet e 4 gushtit, KQZ i jep zyrtarisht mandatin Vangjel Tavos

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin si kryebashkiak i Himarës.

Vendimi vjen pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Himarë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor, dhe i hap rrugë betimit të tij.

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi vendosi në seancën e sotme  “dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë z. Vangjel Tavo, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024”.

Tavo u zgjodh kryetari i ri i bashkisë Himarë, gjatë zgjedhjeve të pjesshme që u mbajnë në këtë bashki pas dënimit me burg të Fredi Belerit.

Arena e Lajmit

Doli fitues në zgjedhjet e 4 gushtit, KQZ i jep zyrtarisht mandatin Vangjel Tavos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook