Prej vitesh, Gareth Southgate ka qenë një prej emrave më të lakuar në botën e futbollit, mbi të gjitha në Angli. Southgate ndau në mes opinionin në ishull ku një pjesë ishin në krah të tij pasi i dërgoi “tre luanët” 2 herë në finalet e një Evropiani, ndërsa pjesa tjetër ishte kundër tij, pasi shumë tifozë mendojnë se Southgate duhet të kishte fituar një trofe, në një kohë kur kishte në dispozicion një nga brezat më të mirë të lojtarëve.
Presioni mbi Southgate ka qenë shumë i madh aq sa tani trajneri po reflekton edhe një largim të mundshëm nga bota e futbollit: “Misioni im i ardhshëm mund të jetë në futboll, por nuk mund të jetë edhe jashtë tij. Do të marr pak më shumë kohë për t’u karikuar, për të reflektuar, më pas do të shohim. Mendoj se edhe njerëzit e kuptojnë këtë, kam nevojë për të rikuperuar energjitë”, u shpreh Southgate duke i dhënë fund në këtë mënyrë edhe zërave që e shihnin në krye të Man.United, si zëvendësues i Ten Hag.
I pyetur në lidhje me paraqitjet e përfaqësueses angleze në Ligën e Kombeve, pa të në stol, Southgate nuk preferoi të komentojë, por shtoi se largimi i tij erdhi në momentin e duhur.
()