Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Vorë.
Një 83-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se është vetëvarur.
“Vorë/Informacion paraprak
Më datë 12.09.2024, në Marqinet, dyshohet se është vetëvarur në një pemë në oborrin e banesës shtetasi Xh. I., 83 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
(Arena e Lajmit)