Hati dhe Jashari shoqërohen në polici, mos e humbisni reagimin e saj

Hatixhe Brika e njohur ndryshe si Hati i Tik Tok-ut së bashku me partnerin e saj u gjobitën dhe iu hoq patenta për shkak po udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara për të bërë video për rrjetet sociale duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

SHIKO VIDEON:

Mirëpo ajo që bie në sy është se e reja nuk e ka problem fare që e ka ndaluar policia, madje edhe këtë moment e ka filmuar për video në Tik Tok duke qeshur.

“Na ka ndaluar policia për shkak të një shkelje që kam bërë. Unë shkelje? Unë eci shumë mirë. Mori patentën e Jasharit për verifikim dhe ka nja dy orë që po flet në telefon.

Ndoshta po përgatisin forcat speciale për të më arrestuar. Njerëz po shoqërohemi në komisariat (qesh). Policia po na drejton në komisariat dhe të shohim çfarë vendimi do merret”, thotë Hati në video.

Më tej Hati duke qeshur përsëri shton se këto gjëra i hanë njerëzit e thjeshtë.

“Shkurt muhabeti ta hamë ne njerëzit e thjeshtë dhe jo ata kamikazët e rrugës”, shton ajo.

Hati dhe Jashari shoqërohen në polici, mos e humbisni reagimin e saj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook