39-vjeçari Elvis Kapllanaj është babai i dy fëmijëve me të cilët prej 2 vitesh nuk ka asnjë lloj komunikimi. Kjo pasi ish bashkëshortja e tij prej dy vitesh është larguar bashkë me vajzat e saj dhe familjen drejt Belgjikës Kapllanaj tregon se nuk ka lëshuar asnjë prokurë që pas divorcit 5 vite e gjysmë më parë. Babai thotë se ish gruaja e tij vajzën e madhe e ka kaluar nga Kosova ndërsa të voglën në mënyrë klandenstine në një prej doganave duke bërë trafikim të qënieve njerëzore sepse rezulton ende se ndodhet në Shqipëri në një kohë që prej dy vitesh jeton në shtetin belg.
39 vjeçari i cili ka denoncuar rastin në policinë vendore të Shkodrës por edhe në institucione të tjera kërkojnë një reagim sa më të shpejtë të shtetit shqiptar për të sjellë vajzat e tij të mitura nga Belgjika në Shqipëri në mënyrë që të evitojë ndonjë ngjarje të padëshiruar. Më 16 maj të këtij viti pas shumë tentativa të babait të dy vajzave, Ministria e Drejtësisë i ka dërguar një kërkesë autoriteteve belge nga ku ende nuk ka një përgjigje
Kapllanaj është i shqetësuar për dy vajzat e tij sepse nuk ka asnjë informacion për ata ndërsa thotë se babai dhe nëna e tij kërkojnë që të shohin mbesat e tyre duke qenë se kanë mall si gjyshër.
Vendimi i gjykatës për divorcin me ish bashkëshorten i ka dhënë të drejtë babait Elvis Kapllanaj që të komunikojë çdo ditë me vajzat e tij përmes mjeteve komunikative nga ora 16:00 deri në orën 18:00 dhe t’i marrë në pushime nga 1 deri me 30 gusht dhe 1 deri më 7 janar. Po ashtu edhe për gjyshërit gjykata ka dhënë vendim që t’i takojnë mbesat periodikisht por prej dy vitesh as babai dhe as gjyshërit nuk i kanë takuar dhe nuk kanë folur me vajzat sepse e ëma i mori dhe i dërgoi në Belgjikë në mënyrë të paligjshme.