VanHorn takohet me Gonxhen, ja për çfarë diskutojnë

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zyrtari Ekonomik Michael Ball dhe shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun McKenzie Louw, u takuan sot me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe.

Diskutimi nënvizoi partneritetin e fortë midis kombeve tona në çuarjen përpara të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor dhe nxitjen e rritjes ekonomike të drejtuar nga risitë.

Nga momenti që u emërua në funksionin diplomatik, VanHorn ka zhvilluar një seri takimesh me zyrtarët më të lartë të vendit, ndërsa ka vënë theksin në forcimin dhe çarjen përpara të marrëdhënieve mes dy vendeve. VanHorn ka shprehur mbështetjen e plotë për drejtësinë dhe institucionet ligjzbatuese, duke vijuar linjën tashmë të njohur të SHBA-së, për të mbështetur SPAK në luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta.

Arena e Lajmit

VanHorn takohet me Gonxhen, ja për çfarë diskutojnë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook