Një automjet ka shpërthyer në flakë mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier – Levan në afërsi të kthesës që të çon për tek lokali “Pylli i Levanit”.
Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se automjeti ka qene i markës “Benz”, ndërkohë që në të udhëtonte shoferi dhe një pasagjere.
Pas marrjes së sinjalit në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse që bën të mundur shuarje e zjarrit, ndërkohë që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëme as shoferi e as pasagjerja.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues shtetasin Gj. R..
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.
()