I dënuar për kultivim narkotikësh, ja si u arrestua vëllai i Kryebashkiakut të Poliçanit/ U kap i fshehur në…

Policia e Beratit arrestoi sot në pranga një 55-vjeçar në Poliçan, i cili ishte në kërkim për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, raporton për Arena e Lajmit, gazetarja Eneida Petova.

I arrestuari është Artur Zotkaj, vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

Artur Zotkaj është dënuar me 1.4 vite burg, pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në biznesin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 19 kilogramë cannabis sativa.

Artur Zotka 1
Artur Zotka 1

Vendimi i Gjykatës së Beratit, i datës 13.03.2017, që e dënoi këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, u apelua në Gjykatën e Apelit në Vlorë, e cila 3 muaj më parë vendosi rikthimin në burg të Zotkaj, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat.

Artur Zotkaj u arrestua mëngjesin e datës 18 shtator 2015, pasi në biznesin e tij u gjetën e sekuestruan nga policia 19 kg marjuanë.

Së bashku me Artur Zotkaj u arrestuan edhe shtetasit Abedin Nurellari, Kreshnik Hysenbelli dhe Destared Allko. Gjykata e Beratit vendosi masat e sigurisë “arrest me burg” për të 4 të arrestuarit, por avokati i Artur Zotkaj bëri rekurs në Gjykatën e Apelit, ku shtetasi Artur Zotkaj, në 1 nëntor 2015, u la i lirë, nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Artur Zotka
Artur Zotka

Në 13.03.2017, Gjykata e Beratit e dënoi Artur Zotkaj me 1 vit e 4 muaj burgim, por edhe ky vendim u apelua në Gjykatën e Apelit, e cila 3 muaj më parë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Beratit.

Shtetasi Artur Zotkaj nuk u gjet në banesë pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit dhe policia e kishte shpallur në kërkim. Zotkaj ishte në arrati, derisa mëngjesin e sotëm u arrestua në një nga bizneset familjare në malin e Tomorrit.

Arena e Lajmit

I dënuar për kultivim narkotikësh, ja si u arrestua vëllai i Kryebashkiakut të Poliçanit/ U kap i fshehur në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook