“Lehjet e fundit para se të hyjmë në Europë”/ Banderola e veçantë që “pret” deputetët socialistë para mbledhjes në Elbasan (FOTO)

Një banderolë e veçantë është vendosur në hyrje të ambienteve ku do të zhvillohet mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e grupit parlamentar të PS.

Në foto shihet kryeministri i cili rrethohet nga një numër i lartë qensh “të tërbuar”, ndërsa në fund të saj shkruhet: Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Europë.

Kujtojmë se mbledhja pritet të nisë rreth orës 10:00.

Takimi do të nisë me fjalën e kreut të grupit Niko Peleshi, ndërsa mësohet se deputetet do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit, ndërsa takimi do të nisë me fjalën e Niko Peleshit.

Më pas takimi do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik qe duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit, ndërsa në fund do të jetë kreu i qeverisë, Rama, ai që do të japë mesazhin e tij.

  • foto galeri
Arena e Lajmit

“Lehjet e fundit para se të hyjmë në Europë”/ Banderola e veçantë që “pret” deputetët socialistë para mbledhjes në Elbasan (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook