Sot në Elbasan, Partia Socialiste do të zhvillojë një mbledhje informale.Kjo mbledhje pritet që të ndahet në dy sesione të mëdha.
Në sesionin e parë pritet që të kemi diskutime për integrimin. Ndërsa, në sesionin e dytë pritet që të diskutohet për strategjinë më të mirë të komunikimit me qytetarët.
Gazetari Ergys Gjencaj: Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për hapat e mëtejshme të PS-së. Në sesionin e parë do kemi diskutime për integrimin, ku Majlinda Dhuka do bëjë pasqyrim për procesin e integrimit, pasi qeveria shqiptare pret shumë shpejt të marrë dritë jeshile për të hapur negociatat. Më pas do jetë Fatmir Xhafaj që do bëjë një pasqyrë të punës së Komisionit Antikorrupsion.
Më pas, Braçe do bëjë pasqyrim të Komisionit të Posaçëm Antidezinformim. Sesioni i dytë ka të bëjë me strategjinë e komunikimit me qytetarët. Këto strategji komunikimi, ku përfshihen edhe përdorimi i rrjeteve sociale, sipas kryeministrit, do ndihmojnë PS që të fitojë zgjedhjet e 2025.
(Arena e Lajmit)