OPTA parashikon fituesit e Champions League, 2 gjigandët evropianë sërish favoritë, nga italianet vetëm Interi e ka një shans

Formula e Champions League ndryshon me më shumë ndeshje dhe një fazë krejtësisht të re kualifikuese, por favoritët janë ende të njëjtë. Sipas Opta, kompjuteri që analizon mijëra të dhëna në lidhje me ekipet dhe lojtarët, fitoren përfundimtare do ta luajnë dy skuadrat që kanë dominuar edicionet e fundit: Manchester City dhe Real Madrid me Interin si rrota e tretë. Sipas Opta Predictor – programi që merr në konsideratë seritë historike, precedentët, statistikat e sulmit dhe mbrojtjes së skuadrave – njëmbëdhjetëshja angleze e drejtuar nga Pep Guardiola ka një shans 25.3 nga 100 për të fituar Ligën e Kampionëve.

Përqindje që rritet në 39.9% për kualifikimin në finale dhe 55% për kualifikimin në gjysmëfinale. Skuadra e Carlo Ancelottit ndalon, si të thuash, në vetëm 18.2% probabilitet për të sjellë Kupën në Madrid për të dytin vit radhazi. Interi, finalisti dy vite më parë dhe i mundur nga City, është skuadra e tretë me dy shifra: Nerazzurrët kanë 10.9% shanse për të fituar.

Ka një hendek të madh ndaj Arsenalit që ka vetëm 6.4 nga njëqind. Më pas janë Bayer Leverkusen (5.4%), Barcelona (5.1%), Liverpool (4.2%), Bayern Munich (4.1%) dhe Paris Saint Germain (4.1%). Parisienët paguajnë edhe grupin e hekurt në të cilin janë futur për t’u kualifikuar në fazën finale (City, Atletico, PSV, Girona, Bayern, Arsenal, Salzburg, Stuttgart).

Mbizotërimi i klubeve angleze (janë tre) në pozitat e para me Spanjën dhe Gjermaninë që pasojnë me nga dy ekipe secila. Megjithatë, gjermanët mund të shpresojnë edhe te Borussia Dortmundi, finalistja e vitit të kaluar, e cila vlerësohet me 2.4% shanse për fitore përfundimtare, njësoj si Leipzig.

Sipas Opta, italianët, me përjashtim të Interit, nuk kanë shumë shanse. Skuadra e dytë më e akredituar është Atalanta e Giampiero Gasperinit që fitoi Ligën e Evropës vitin e kaluar: me një probabilitet 1.7% ata janë në vendin e 14-të në këtë renditje unike. Megjithatë, lojtarët e Bergamos duhet të kualifikohen lehtësisht në raundin e 16-të. Më mbrapa janë Juventusi, Milani dhe Bolonja: Bolonjazët kanë vetëm 55.4% shanse për të kaluar të paktën fazën e parë.

Ekipet italiane:

INTER – 10.9% shanse për të fituar Champions League. Në finale: 21.2%. Në gjysmëfinale: 36.7%. Në çerekfinale: 58.6%

ATALANTA – 1.7% shanse për të fituar Ligën e Kampionëve. Në finale: 4.5%. Në gjysmëfinale: 12.1%. Në çerekfinale: 28.8%

JUVENTUS – 1.1% shanse për të fituar Ligën e Kampionëve. Në finale: 2.9%. Në gjysmëfinale: 8%. Në çerekfinale: 21.7%

MILANI – 0.4% shanse për të fituar Ligën e Kampionëve. Në finale: 1.4%. Në gjysmëfinale: 5.2%. Në çerekfinale: 16.6%

Arena e Lajmit

OPTA parashikon fituesit e Champions League, 2 gjigandët evropianë sërish favoritë, nga italianet vetëm Interi e ka një shans

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook