Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka shprehur bindjen e saj të plotë se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është një çështje thelbësore për ruajtjen e kontrolleve dhe balancave në sistemin demokratik të Shqipërisë.
Në një deklaratë të fundit, pas reagimeve nga përfaqësitë e BE dhe SHBA në Shqipëri, Spiropali theksoi rëndësinë e ndjekjes së këtyre vendimeve nga Parlamenti për të garantuar funksionimin e duhur të institucioneve dhe për të ruajtur integritetin e sistemit të drejtësisë.
Në hapjen e sesionit parlamentar javën e kaluar, Kryetarja e Kuvendit u shpreh e kishte ngritur këtë çështje si prioritet, duke kërkuar që Kuvendi të ndjekë dhe zbatojë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Votimi i djeshëm, sipas saj, ka demonstruar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese, përfshirë ato të vitit të kaluar dhe të korrikut 2024, kanë nevojë për sqarime të mëtejshme që janë kërkuar prej kohësh.
Ajo njoftoi se nuk do të humbet asnjë ditë më shumë në zbardhjen e kësaj çështjeje sapo të merret opinioni përkatës nga Komisioni i Venecias, të cilit i është drejtuar sot.