Siguria në shkolla/ Manastirliu: Kemi shtuar 40 oficerë të rinj sigurie dhe u rritëm pagat 20%. Më pak incidente se vjet

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit  Ogerta Manastirliu deklaroi në një takim për sigurinë në shkolla se janë shtuar edhe 40 oficerë të rinj sigurie në ambientet shkollore për këtë vit.

Me këtë organikë të re shkon në 240 oficerë të angazhuar në ruajtjen e shkollave, me qëllim parandalimin dhe ruajtjen e sigurisë në shkolla. Deklarata u bë nga shkolla “Kosova” në kryeqytet.

Ministrja u shpreh gjithashtu se është rritur edhe rroga me 20 për qind për këtë kategori, edhe mësuesve e psikologëve, por theksoi edhe një sistem referimi për bashkëpunim më të mirë, trajnime, dhe veprime me qëllim ruajtjen e nxënësve nga çdo lloji akti dhune dhe krijimin e një gardhi sigurie.

“Qëllimi është mbulimi i shkollave me oficerë sigurie në shkolla dhe në buxhetin e vitit 2025 do parashikohen shtime të tyre në shkolla, me qëllim që të mbulohen të gjitha. Këtë vit janë 40 oficerë të rinj në 40 shkolla dhe numri total shkon në 240 oficerë. Do afrojmë edhe oficerë të trajnuar, si ata të Akademisë të Sigurisë dhe rritëm rrogat me 20 për qind që të ndihen më të vlerësuar dhe të jenë më të motivuar”, tha Manastirliu.

Më tej, ajo ka kujtuar problematikat e mëparshme që me kalimin e viteve janë zgjidhur dhe objektivat e programeve të reja të bashkëpunimit.

“Strehat e dijes të jenë vende ku çdo fëmijë të jetë i sigurt. Ambiente gjithëpërfshirëse të sigurta. Kemi shumë për të bërë. Na duhet përpjekje kolektive, ku përveç mësues dhe psikologë e prindër, rol kryesor luan edhe oficeri i sigurisë në shkollë. Jemi të ndërgjegjshëm që sot fëmijët përballen tani si dhuna verbale, bullizmi online, ngacmimet etj. Fenomene që janë shtuar edhe për shkak të rritjes së teknologjisë së internetit dhe rrjeteve sociale”, tha ministrja.

Gjithashtu, Manastirliu u shpreh se është ndërtuar një rrjet sigurie në shkolla jo vetëm me oficerë, por me bashkëveprime të të gjithëve atyre që kanë lidhje, për koordinim sa më efektiv, parandalim dhe sinjalizim, që janë të rëndësishme. Manastirliu ka përmendur edhe problemin e incidenteve.

“Në raport me vit më parë, janë ulur incidentet 733 më pak, të raportuara. Qëllim është të fuqizojmë rolin e oficerëve të sigurisë në shkolla. Mbështetëm me rritje historike të pagave mësuesit dhe psikologët, po ashtu me 20% edhe oficerët. Do ketë edhe trajnime në vazhdim si ajo e mbrojtjes kibernetike. Ruajtja e perimetrit të sigurisë në shkolla për të garantuar dhe evidentuar në kohë, si dhe parandaluar incidentet. Kemi aktualisht edhe 850 punonjës social dhe psikologë në shkolla”, theksoi ministrja.

Ajo kujtoi se do të aplikohen edhe shkollat verore në vazhdim e do të angazhohen mësues që nuk janë aktivë, por se kanë dhënë kontribut.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Siguria në shkolla/ Manastirliu: Kemi shtuar 40 oficerë të rinj sigurie dhe u rritëm pagat 20%. Më pak incidente se vjet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook