“Të dëgjojë djemtë e shtëpisë”, Ronaldo e sulmoi në distancë, Ten Hag i përgjigjet portugezit: Ai është larg, në Arabinë Saudite

“ Nëse je trajner i Man.United nuk mund të thuash se nuk do të luftojmë për Premier League apo për Champions League. Mund të thuash: nuk kemi potencialin e duhur, por do ta provojmë. Duhet ta provosh. Nëse Ten Hag do të dëgjonte Ruud van Nisterlrooy…mbase mund ta ndihmonte. Ruud e njeh klubin, një klub duhet të dëgjojë djemtë e shtëpisë, ata që kanë qenë aty më herët, njerëz si Roy Keane, Paul Scholes, Gary Neville, Sir Alex Ferguson. Nuk mund të ndërtosh një ekip nëse nuk e njeh”

Këto ishin fjalën e Cristiano Ronaldo gjatë një interviste me Rio Ferdinand, deklarata që u bënë virale në rrjet dhe sigurisht nuk mund të mungonte dhe një përgjigje nga ana e Ten Hag:

“Të gjithë kanë të drejtë të shprehin opinionin e tyre, por Ronaldo është në Arabinë Saudite, shumë larg nga Manchesterit. Ne jemi akoma në një periudhë tranzicioni, por sigurisht nuk është një justifikim. Duhet të fitojmë të gjithë ndeshjet, këtë e di. Ne duhet të përqendrohemi në çdo ndeshje, t’i përballojmë me mentalitetin e duhur, me një mentalitet fitues”, u shpreh Ten Hag.

()

Arena e Lajmit

“Të dëgjojë djemtë e shtëpisë”, Ronaldo e sulmoi në distancë, Ten Hag i përgjigjet portugezit: Ai është larg, në Arabinë Saudite

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook