EMRAT/ Kultivonin kanabis, arrestohen pesë persona në Peqin (VIDEO)

DVP Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vashaj”.

Goditen 2 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të iniciuar nga Policia e Elbasanit, në vitin 2024, dhe të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.

Si rezultat i operacionit vihen në pranga 5 shtetas, autorë të këtyre rasteve.

Gjenden të kultivuara dhe asgjesohen 150 bimë kanabis.

Sekuestrohen bimë narkotike kanabis në proces tharjeje, lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza, një shumë e madhe parash në lekë, euro e paund të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, dhe një armë e ftohtë (thikë).

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan në kuadër të një procedimi penal të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, bazuar në informacionet e grumbulluara si rezultat i hetimit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor antidrogë të koduar “Vashaj”.

Në kuadër të këtij operacioni në fshatin Vashaj, Peqin, u goditën 2 raste të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, raste për të cilat u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Skënder Bashvogli, 62 vjeç dhe Rodolf Bashvogli, 23 vjeç (babë e bir), pasi gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve dhe përreth saj janë gjetur 150 bimë narkotike shumica të kultivuara në tokë dhe një pjesë e bimëve në proces tharjeje, një sasi kanabisi gati për shitje, 2.600.000 lekë të rinj, 3890 euro dhe 6770 paund, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale dhe 1 thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;

– Kadri Shega, 58 vjeç, Miklovan Shega , 34 vjeç dhe Ervin Shega,19 vjeç (babë e bir dhe nipi), pasi në ambientet rreth banesës së shtetasit K. Sh., janë gjetur disa bimë kanabis në proces tharjeje, si dhe një sasi kanabis gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

Arena e Lajmit

EMRAT/ Kultivonin kanabis, arrestohen pesë persona në Peqin (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook