TIRANE
Bashkia e Tiranës rikthen këtë vit Festën e Pezës në datat 15 dhe 16 shtator me një sërë aktivitetesh duke përfshirë edhe koncerte.
Kryebashkiaku Erion Veliaj këtë mbrëmje ka publikuar detaje se si do të organizohet Peza n’Fest ndërsa ka bërë publike dhe emrat e disa prej këngëtarëve që do të performojnë.
“Peza n’Fest – më 15 dhe 16 shtator. Peza bëhet epiqendra e festës! Ejani të kalojmë dy ditë fantastike me: lojëra për fëmijët, art e sport për të gjithë, panair me produkte lokale dhe muzikë nga Valbona Mema, Denisa Gjezo, Gerta Mahmutaj & Band, dhe DJ që do të ndezin atmosferën. Shifna NPezë”, shkruan Veliaj.
Përmes një sërë aktivitetesh në art, sport, me panaire dhe koncerte, kjo festë ka për qëllim pqë të krijojë momente argëtimi të paharrueshme për të gjitha grupmosha.