“Tempulli 4”/ Shpërndanin drogë pranë shkollave dhe lokale nate, arrestohen 24 persona në Tiranë, katër ende në këkrim

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, në një konferencë për shtyp, ka deklaruar se 24 persona janë arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli4”.

“’Tempulli 4’, u godit një grup që shpërndante lëndë narkotike afër shkollave dhe lokale nate në Tiranë. Referuam materialet në prokurori ku u regjistruan 2 procedime.

Pas një hetimi disa mujor, 24 persona u arrestuan, 9 prej të cilëve po hetohen në arrest me burg. Ndërkohë 4 shtetas të tjerë janë ende në kërkim.

U sekuestruan:
1.9 kg kokainë
18 kg mariuane
350 doza drogë sintetike.

Po hetojmë në lidhje me furnizuesit, sekuestrimi i 1.8 kg kokainë kanë qenë hapa të rëndësishëm që ka çuar drejt furnizuesve, hetimet për të cilët vijojnë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të personave të përfshirë”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Tempulli 4”/ Shpërndanin drogë pranë shkollave dhe lokale nate, arrestohen 24 persona në Tiranë, katër ende në këkrim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook