Veliaj e Manastirliu prezantohen si drejtues Politikë të PS në Tiranë/ Zbardhen porositë e Edi Ramës

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u prezantuan në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, dega Tiranë, si drejtues politik të qarkut Tiranë, ku gjithashtu bën pjesë edhe Kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Në mbledhjen që zgjati rreth 1 orë e 45 minuta kryesocialisti Rama ndau detyra dhe dha porositë për punën që duhet bëreë në terren për zgjedhjet parlamentare, raportoi për Arena e Lajmit gazetari Ergys Gjençaj.

Burimet thonë se Rama është shprehur se meqë Tirana është qark i madh atëherë edhe përgjegjësia dhe punët duhen ndarë.

Sipas tij, Erion Veliaj duhet që përveç koordinimit për zgjedhjet, duhet të përqëndrohet edhe me punët e Bashkisë, pasi edhe kjo çështje, ofrimi i shërbimeve për qytetarët, është e rëndësishme në aspektin elektoral.

Rama ka kërkuar angazhim maksimal në takime, koordinim të strukturave partiake dhe vëmendje tek komunikimi sidomos, në rrjetet sociale.

Arena e Lajmit

Veliaj e Manastirliu prezantohen si drejtues Politikë të PS në Tiranë/ Zbardhen porositë e Edi Ramës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook