Trajneri i Vllaznisë pas ndeshjes: Ekipi është rritur, bravo grupit

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, analizoi fitoren 1-2 ndaj Teutës.

“Është e thjeshtë të shpjegohet. Ishte një ndeshje e vështirë pas një ndeshje të fortë me Egnatian në mesjavë, ku harxhuam energji. Sot ishte një ndeshje me shumë energji dhe erdhëm këtu me besim e të motivuar në maksimum. Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, por duhet të jemi më të stabilizuar gjatë 90 minutave. Për 3-4 ditë radhazi, duhet të rritim ekipin, duhet të punojmë për detaje të vogla që ndikojnë. Nuk është se kemi bërë gabime të mëdha por duhet të jemi më të përqendruar, që të jemi sa më të zgjuar në pjesën e dytë për t’i dhënë kundërshtarit hapësira për të krosuar e gjuajtur në portë. Duhet të punojmë më shumë në këto gjëra.

Kisha shumë fuqi sot, por dua të shtyj lojtarët, është më mirë të ndëshkohesh e të shtysh lojtarët për të marrë maksimumin. Nuk jam trajner i qetë në stol, me raste duhet të sakrifikohesh me ndëshkime, por unë do i mbijetoj kësaj dhe ekipi më dha një dhuratë mjaft të mirë.

Është më mirë për zemrën time të fitojmë si në pjesën e parë. Por është në favorin tonë, edhe në herën e parë kur erdha, që morëm shumë fitore në kohët shtesë. Ne do mundohemi herën tjetër të fitojmë ndeshjen gjatë 90 minutave dhe jo në shtesë.

Në pjesën e parë e merituam fitoren, se investuam shumë dhe nuk e patë një herë Teutën në portën tonë. Në opinionin tim e merituam të fitojmë. Normalisht patëm edhe fat, nuk dua ta anashkaloj, sidomos kur goditën shtyllën. Patëm shumë fat, por duhet të kuptojmë se nuk mund të mbrohemi ashtu. Por është fillim, po mësojmë, është proces. Gjatë procesit bëhen gabime, duhet të jemi më të fortë dhe të fitojmë ndeshje si në pjesën e parë.

Luanim jashtë dhe u munduam të luanim me të dy krahët, por duhej të kishim ritëm. Dolëm një herë me Jagon dhe një herë me Gurishtën dhe varet se si luan. Sipas meje Gurishta bëri punë shumë të mirë sot, shumë i fortë, mund të jetë më shumë në sulm. Por përsëri të mos harrojmë se nuk ka luajtur një vit rregullisht dhe i duhet pak kohë të ketë një periudhë të fortë si në sulm, si në mbrojtje.

Deshëm të menaxhonim më mirë rezultatin dhe nuk ia dolëm. Pësuam shumë shpejt e nuk mund të jemi aq pasive sidomos në fillimin e pjesës së dytë, duelet, se ishte keq. Por arsyeja pse pësuam golin ishte kjo. Në pjesën e parë fituam shumë duele, por në të dytën na mungoi sidomos në fillim dhe rezultati mund të shkonte në drejtimin jo të duhur, pas gabimit tonë, mund të kishim lënë pikë”,- tha ai.

Arena e Lajmit

Trajneri i Vllaznisë pas ndeshjes: Ekipi është rritur, bravo grupit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook