Deputeti i PS Xhemal Qefalia, në një intervistë në rubrikën Opinion në News 24 foli për përgatitjet e PS për zgjedhjet e 2025.
Ai u pyet nëse Erion Veliajt i është dhënë më pak hapësirë në PS, pasi u zgjodh bashkëkryesues i listës zgjedhore për Partinë Socialiste në Tiranë. Qefalia tha se nëse Veliaj nuk do ishte më i mirëpritur në PS, ndaj tij do të merreshin masa, por se kjo nuk ka ndodhur. Ai deklaroi se Veliaj është një vlerë për PS, pasi është politikan me eksperiencë dhe arriti të fitojë thellë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
Xhemal Qefalia: PS ka gjeneruar dhe ka vendosur njerëz, që do mund t’i përgjigjen fushatës të zgjedhjeve 2025. Në Tiranë, duke pasur shumë bashki si qark, kemi bërë të mundur që të ketë mënyrë organizimi sa më kapilare. Prandaj, Tirana ka tre drejtues politikë. Veliaj është një politikan me eksperiencë, fitoi thellë në zgjedhjet bashkiake. Edi Rama nuk ka anashkaluar Veliajn aspak. Erion Veliaj është një politikan, që ka ndryshuar Tiranën.
Nëse do ishte përjashtuar nga PS, besoj se ndaj tij do të kishte masa të tjera. Maxhoranca ka shumë suksese dhe ka bërë Shqipërinë atraktive. Patjetër, që nëse punohet edhe gabohet. Unë besoj se qytetarët do votojnë maxhorancën, sepse kjo maxhorancë do dërgojë Shqipërinë në BE dhe ne iu shërbejmë shtetasve të Republikës. Beteja jonë është në raport me objektivat tona, jo me kundërshtarin.
(Arena e Lajmit)