Kuvendi hodhi poshtë vendimin e GJ për Olta Xhaçkën, Meta: Është një është një puç shumë i rëndë kundër Kushtetutës

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se hedhja poshtë nga Kuvendi për vendimin e GJK për Olta Xhaçkën është një puç shumë i rëndë kundër Kushtetutës.

Meta shprehet se kjo provoi se për Edi Ramën Kushtetuta është një letër pa vlerë.

Pyetje: Mazhoranca nuk dërgon në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, si e komentoni këtë ?

Përgjigje: Është grusht shteti. Në Shqipëri ka ndodhur një grusht shteti në mënyrë të vazhdueshme, dhe kjo është një shprehje e asaj se, shteti është totalisht i kapur nga Edi Rama.

Ju I dini rezervat e mia, për vetë Gjykatën Kushtetuese, për integritetin e saj, që u cënua rëndë nga i gjithë ai proçes, që kur nisi formimi I Gjykatës Kushtetuese.

Nuk dua të ju kthej pas, tek betimet që bëheshin tek noteria tek Lana, apo tek ligji për të hequr betimin përpara Presidentit të Republikës, sipas Kushtetutës, që e rrëzoi Venecia dhe populli.

Apo, dhe shumë akte të tjera. Kjo tregon dhe njëherë tjetër, se kemi të bëjmë me një regjim, edhe duhet të organizohemi, ashtu siç duhet për t’u ndeshur me regjimin.

Arena e Lajmit

Kuvendi hodhi poshtë vendimin e GJ për Olta Xhaçkën, Meta: Është një është një puç shumë i rëndë kundër Kushtetutës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook