Mosdërgimi i mandatit të Xhaçkës në GJK/ Qefalia: Maxhoranca nuk mbron mandatin e askujt. Komisioni i Venecias të japë një verdikt të qartë

Deputeti i PS Xhemal Qefalia, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 të moderatores Ina Qirjo, komentoi mosdërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Qefalia tha se maxhoranca nuk mbron mandatin e askujt. Ai tha se PS kërkon tashmë një mendim nga Komisioni i Venecias, duke shtuar se shpreson që “Venecia” të japë një verdikt të qartë.

Xhemal Qefalia: Nuk ka pasur vendimmarrje në grup. Është e paqartë se si duhet të veprojë një deputet në të tilla raste. Ne i jemi drejtuar Komisionit të Venecias në mënyrë të qartë. GJK nuk e urdhëron deputetin sesi të shprehet sesi do të votojë.

Maxhoranca nuk po mbron mandatin e Olta Xhaçkës, pasi mandati i saj mbaron vitin tjetër. Siç e kemi parë, kemi kolor votash, nuk ka ndarje mes maxhorancës dhe opozitës. Presim që Komisioni i Venecias të japë një verdikt të qartë. Deputetët kanë votuar sipas mendimit të tyre.

(balkanweb)

Arena e Lajmit

Mosdërgimi i mandatit të Xhaçkës në GJK/ Qefalia: Maxhoranca nuk mbron mandatin e askujt. Komisioni i Venecias të japë një verdikt të qartë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook