Në komisionin e Sigurisë, opozita ka kërkuar që të raportojë Ministri I brendshëm në lidhje me situatën kriminale në vend.
Batuat janë shkëmbyer mes deputetin Ervin Salianji dhe kryetarit të Komisionit Nasip Naço.
Pjesë nga diskutimet:
Nasip Naço: Lajmi i mirë është që nga opozita arritën të firmosin 8 opozitë
Salianji: Do bëhemi minimalisht 75 mandatin tjetër, minimalisht, në rritje jemi.
Naço: Lajm i mirë sërish është që pas 3 vitesh, 11 deputetë të mazhorancës kanë certifikatë sigurie. Nga opozita 4 kanë aplikuar, 3 nuk guxojnë të aplikojnë
Xhaferri: lajmet jepi në konferencë shtypi, jepi seriozitet komisionit
Salianji: Mos u bëj si analfabet. Akoma te ura. Pyetja është e drejtpërdrejtë, a e ke njoftuar ministrin apo jo? E ke zbatuar ligjin apo jo? Cetifikatat i merrni se i keni tuajat. Nuk po të pyes për ndeshje futbolli.
Naço: Më në fund opozita është zgjuar, është pajisur që komisioni të vijojë normalisht. Më vjen mirë që qenkeni bërë kaq kështu…
Salinji: Meqë të vjen mirë sepse e ke thënë 3 herë, hajde nga ne sepse do të fitojmë këtë herë
Naço: Të bëhem me humbësit? Në opozitë do të jeni
Salianji: Bujrum kush nuk ka probleme të kalojë këtej e të kontribuojë për ndryshimin.
Naço: Ke 12 vjet, do rrish edhe 4 vite në opozitë. Ministri nuk vjen sepse do të jetë në Gjermani, sepse ai e kalon Rinasin, ndryshe nga disa të tjerë.