Tekniku i Partizanit: Përgëzoj lojtarët për angazhimin, pikët do të vijnë

Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic, analizoi barazimin 1-1 me Laçin.

“Barazimi? Çdo ndeshje ka specifikat e veta dhe përgëzoj lojtarët për angazhimin. Në një fushë të tillë nuk mundëm të japim më shumë. Po ashtu uroj kundërshtarin për luftën dhe ua kisha dhënë edhe çunave se na prishte një ndeshje e vështirë.

Lojtari ka një paraqitje të mirë dhe pikët e ndeshjeve të para nuk e tregojnë këtë. Nuk është vetëm dëshira jonë, në çdo ndeshje shkojmë për 3 pikë. Nuk ia kemi arritur dhe tashmë do të analizojmë se çfarë nuk shkoi.

Pse u vonuan zëvendësimet? Normalisht ndeeshja ka specifikat e saj. Në ndeshjen e kaluar deri në minutën e 77-të ne bëmë 3 zëvendësime, ndërsa në këtë ndehsje bëmë 2. Me ato ndërrime në atë minutë donim të kishim më shumë freski. Na doli siç duhet, pasi na erdhi dhe goli. Kështu e kam parë unë dhe këto ishin specifikat e ndeshjes.

Sistem tjetër në kokë apo ky është i duhuri? E kam thënë që nuk ka shumë rëndësi sistemi se sa detyrat e lojtarëve në fushë. Ne gjatë ndeshjes kemi shfrytëzuar të 3 sistemet, në varësi të topit. Ne po flasim për momentin kur ne kemi pasur topin, por edhe kundërshtarin”,

Arena e Lajmit

Tekniku i Partizanit: Përgëzoj lojtarët për angazhimin, pikët do të vijnë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook