Tani është zyrtare. Interi ka rinovuar kontratën me Kristjan Asllanin. Klubi zikaltër ka dhënë lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Asllan do të qëndrojë në Milano, të paktën deri në vitin 2028. Ai po luan sezonin e tij të 3-të me këtë skuadër, teksa ka dhënë një kontribut me vlerë sa herë është aktivizuar.
Gjatë merkatos së kaluar, nuk kanë munguar zërat për një largim nga kampionët e Italisë për shkak të minutazhit të pakët, por ka qenë vetë dëshira e 22-vjeçarit që të provojë sërish veten në sezonin e ri.
(J.S/)