“Babai i saj më ka kërcënuar me thikë”/ Ish-bashkëshortja merr dy fëmijët dhe largohet në shtëpinë e prindërve, burri: Një vakt bukë nuk ma ka gatuar

Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, po trajtohet historia e një konflikti mes një çifti, të cilët pas një martese 10 vjeçare vendosën të divorcohen edhe pse janë prindër të dy fëmijëve, njeri 7 vjeç dhe tjetri fare i vogël, vetëm 2 vjeç.

Divorci mes çiftit erdhi pasi bashkëshorti jetonte mes Gjermanisë dhe Shqipërisë dhe
bashkëshortja ka pretenduar se ai nuk sillte asnjë të ardhur në familje, madje për ketë ajo shprehet në dosjen e divorcit se është larguar së bashku me të dy fëmijët tek familja e prindërve të saj.

Nga ana tjetër, bashkëshorti pretendon se familja e ish-gruas e kërcënon dhe ka bere terror në banesën e tij kundrejt prindërve.

“Në 2014 jemi fejuar, në 2015 jemi martuar.

Familja e saj ndërhynte aq sa na shkatërroi jetën.
Babai i saj më ka kanosur me thikë në shtëpinë e tij. E çova të rrinte në shtëpinë e saj, por duhej të rrija atje sepse nuk mund të kthehesha. Ajo filloi të ankohej sepse familjarët e mi nuk i ka dashur kurrë.

Babai i mësonte keq, mos bëj punë në shtëpi. Një darkë kurrë nuk e kam ngrënë nga ajo. Thjeshtë na komandonte ne se çfarë të bënim.

Vëllanë ia mora në Gjermani i gjeta edhe punë. Por ai më numëronte kafet që pija dhe ia transmetonte së motrës”, tregon ai.

Arena e Lajmit

“Babai i saj më ka kërcënuar me thikë”/ Ish-bashkëshortja merr dy fëmijët dhe largohet në shtëpinë e prindërve, burri: Një vakt bukë nuk ma ka gatuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook