Lajme të mira për Frenk De Jong. Futbollisti vijon fazën e rikuperimit dhe dje ka përfunduar dje një pjesë të seancës me grupin. Sipas shtypit katalanas, nëse gjithçka shkon mirë, Barça e pret të kthehet në fushë javën e ardhshme.
27-vjeçari luajti 20 ndeshje në sezonin e kaluar, ku shënoi edhe 2 gola. De Jong është pjesë e kësaj skuadre që në vitin 2018, periudhë në të cilën vinte nga Ajax. Gjatë karrierës, ai ka luajtur edhe për Willem 2.