U sekuestruan pas hetimeve për Oltion Bistrin/ Shoqëria “Arlis Ndërtim” kërkon të rimarrë 5 apartamente

Shoqëria “Arlis Ndërtim”, përmes mbrojtësit ligjor ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme rimarrjen e pronave të sekuestruara në kuadër të hetimeve që po kryhen nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për ish shefin e operacionales Oltion Bistri.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se bëhet fjalë për 5 apartamente në total, pasuri për të cilat, avokati thotë se janë sekuestruar gabimisht dhe se kontrata e blerjes me Bistrin ka qenë prishur përpara se ky i fundit të vihej në pranga për llogari të SPAK. Sipas shoqërisë “Arlis”, ish shefi i operacionales kishte porositur 5 apartamente në ndërtim, madje bëri edhe pagesën për to, por pas disa kohësh kërkoi prishjen e kontratës, pretendon avokati.

Pasuritë u sekuestruan nga Struktura e Posaçme, përgjatë procedurës hetimore, ku rezultoi se pronat ishin pjesë e pasurisë se Bistrit.  Këtij te fundit iu sekuestruan apartamente dhe dyqane me vlere totale rreth 3.1 milionë euro, për llogari të hetimeve që po kryhen për dosjen “Metamorfoza”.

Seanca në Gjykatën e Posaçme për këtë çështje u shty në datë 1 tetor në orën 12.00, pas kërkesës se përfaqësuesve te kompanisë për t’u njohur me aktet.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

U sekuestruan pas hetimeve për Oltion Bistrin/ Shoqëria “Arlis Ndërtim” kërkon të rimarrë 5 apartamente

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook