Milan përjetoi makthe në “San Siro”, me Liverpool që i dhuroi leksione futbolli. “The Reds” dolën me tre pikë nga Milano pas një fitoreje 3-1 me përmbysje. Ekipi i Fonseca-s krijoi iluzionin se në Champions League do të rilindin pasi Pulisic finalizoi me gol një aksion të shpejtë në minutën e 3-të.
Pas këtij episodi, ekipi i Slot mori kontrollin e lojës, fillimisht ishte Salah që goditi traversën, ndërsa në minutën e 23-të Konate me kokë barazoi shifrat në 1-1. Salah tronditi sërish traversën e Mike Maignan duke konfirmuan dominim e kuq. Liverpool nuk u mjaftua me kaq, por goditi Milan në pikën e tyre të dobët, në qendër të mbrojtjes, nga goditje standarde. Në minutën e 41-të, Van Dijk me kokë dërgoi topin në rrjetë duke përmbysur shifrat brenda pjesës së parë.
Me fillimin e pjesës së dytë, Milan humbi shërbimet e Maiganan që doli nga fusha i dëmtuar, ndërsa në minutën e 67-të ishte Szoboszlai që dërgoi shifrat në 3-1. Milan u përpoq të rikthehej në lojë, por pa sukses, me Liverpool që feston brenda në “San Siro” për këtë trepikësh të rëndësishëm.
Tifozët në “San Siro” nuk e pritën mirë këtë humbje teksa kontestuan dhe vërshëllyen ekipit. Në konferencë për shtyp, trajneri Fonseca u përpoq të justifikonte humbjen në këtë debutim në Champions:
“Luajtëm kundër një skuadre të mëdha. E nisëm mirë, por më pas pësuam dy gola nga goditje standarde, kjo na bëri keq në aspektin psikologjik. Detajet na ndëshkuan, por më duhet ta pranoj se Liverpool është një skuadër më e madhe”, u shpreh Fonseca.
Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për Liverpool, fakt që e pranon edhe trajneri Slot: “Kjo fitore duhet të na jap besim, për më tepër për mënyrës se si dominuam pas një fillimi të vështirë. Kjo është një natë që do ta kujtoj në të ardhmen, ndeshja e parë në Champions në një stadium kaq special. Është një kujtim i bukur që do ta marr në shtëpi”, u shpreh trajneri i Liverpool.
()