FOTO/ Theu rekordin e Del Piero-s, Yildiz mahnit tifozët, Juve perfekte në Champions

“Zonja e Vjetër” feston rikthimin në Champions me një fitore 3-1 përballë PSV, një debutim perfekt edhe për Thiago Motta-n. Kjo ishte një mbrëmje speciale për shumë protagonistë, ishte e veçantë edhe për Yildiz i cili me kryeveprën e tij të realizuar në minutën e 21-të bëhet lojtari më i ri që shënon në Champions, duke thyer rekordin e Del Piero-s, e festa më pas ishte një nderim pikërisht për ish kapitenin e famshëm.

Gjashtë minuta më pas, Vlahovic krijoi një korridor për McKennie që e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat. Juventus nuk e vendosi ndeshjen për asnjë moment në dyshim, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 52-të, ishte Nico Gonzales që trefishoi shifrat, edhe për të goli i parë në Champions. Në shtesë, PSV realizoi golin e nderit duke sigluar rezultatin finale në 3-1.

Suksesi i Juve “pushtoi” faqet e para të mediave italiane, ku në koperinë ishte Yildiz. Talenti turk nuk e fshehu gëzimin për këtë gol rekord në Champions:

“Jam shumë i emocionuar, ky gol është shumë i rëndësishëm për mua pasi është i pari për këtë vit. Jam i lumtur edhe për mënyrën e realizimit dhe festën si Del Piero, më pëlqen shumë kur shënoi dhe festoj si Del Piero”, u shpreh Yildiz.

Shijon këtë fitore në debutim edhe Thiago Motta, i vetmi detaj negativ, nëse mund të quhet i tillë ishte mungesa e golit nga Vlahovic: “Jam i lumtur, është një rezultat i mirë për të nisur këtë turne, por mund të bënim më mirë në kontrollin e topit. Vlahovic nuk shënon? E vërtetë, nuk shënoi, mund të bënte më mirë, por ndodh që nuk shënon por bën gjëra të mira në fushë, më pas edhe golat do të vijnë”, u shpreh Thiago Motta në konferencë për shtyp.

()

Arena e Lajmit

FOTO/ Theu rekordin e Del Piero-s, Yildiz mahnit tifozët, Juve perfekte në Champions

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook