Barcelona ka publikuar së fundmi listën me emrat e lojtarëve të thirrur nga trajneri Hansi Flick për ndeshjen në Champions League kundër Monacos, të planifikuar për nesër në mbrëmje.
Në fakt, në listë është Ansu Fati, sulmuesi që u kthye nga huazimi te Brighton në verë. Fati vjen pas një dëmtimi dhe është gati për të kontribuar për skuadrën katalanase, në një kompeticion kaq të rëndësishëm.
Sa i takon listës, mungojnë Ronald Araujo, Andreas Christensen, Gavi, Marc Bernal, Frenkie De Jong, Fermín López dhe Dani Olmo.
𝐂𝐎𝐍𝐕𝐎𝐂𝐀𝐓𝐎̀𝐑𝐈𝐀 ⭐#MonacoBarça pic.twitter.com/VXL9wRJZ8Z
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) September 18, 2024
(J.S/)