Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit/ Reagon kryetari i LDK, Abdixhiku: Dha kontribut të jashtëzakonshëm në politikë, është një humbje e madhe

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një videomesazhi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-deputetit, Gerti Bogdani.

Në video ai ka thënë se humbja e Bogdanit ishte e papritur, dhe është humbje e madhe për shqiptarët.

Videomesazhi: 

“E nderuara familja Bogdani, me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të mikut tim dhe të Lidhjes Demokratike, Gerti Bogdani, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi promovimit të vlerave demokratike në Shqipëri e Kosovë. Gerti ishte politikan model duke shërbyer si inspirim për çdo të ri në politikën shqiptare. Ai rrjedhte nga një familje tiranase me traditë dhe u bë përfaqësuesi më i mirë i rinisë shqiptare. Gerti ndihmoi e dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe për anëtarësimin e LDK-së në EPP, gjatë kohës sa ishte përfaqësues i PD”.

“Humbja e tij e papritur, është humbje e madhe për shqiptarët, neve dhe të gjithë ata që e njohën. Për ne në Lidhjen Demokratike të Kosovës, bashkëpunimi dhe lidhjet tona me të do të mbeten kujtim i çmuar. Në emër timin personal dhe anëtarësisë së Lidhjes Demokratike, i shprehim ngushëllime gruas Edlirës, prindërve të tij, fëmijëve, gjithë familjes Bogdani, miqve dhe të gjithë atyre që njohën”, shprehet ai.

Arena e Lajmit

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit/ Reagon kryetari i LDK, Abdixhiku: Dha kontribut të jashtëzakonshëm në politikë, është një humbje e madhe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook