Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, reagon Ilir Meta: Krijoi një model pozitiv për të rinjtë, duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se i ndjeri krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes, ndërsa i shpreh ngushëllimet familjes.

“Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani.
Gjatë gjithë angazhimit të tij politik, ai krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes.
Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Edlira, dy vajzave të tij, të afërmve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, për këtë humbje të pazëvendësueshme.
I paharruar kujtimi i tij! Të prehet në paqe!”, shkruan kreu i PL.

Arena e Lajmit

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, reagon Ilir Meta: Krijoi një model pozitiv për të rinjtë, duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook