Në Romë nuk humbasin kohë, gati pasuesi i De Rossit në krye të verdhekuqëve

Romanistët u zgjuan këtë mëngjes me lajmin befasues. Daniele De Rossi nuk do të jetë më në krye të stolit të ekipit kryeqytetas. 3 pikë në 4 javët e para në kampionat kanë qenë arsyet kryesore që kanë detyruar drejtuesit romanistë të shkakrojnë ish mesfushorin e Romës.

Tashmë mediat italiane kanë nisur të tentojnë të gjejnë emrin e pasuesit të De Rossit në pankinën e Romës. Emrat janë të shumtë, por aktualisht duket se njëri prej tyre për momentin është në “Pole Position”. Bëhet fjalë për ish teknikun e Torinos , kroatin Juriç që me shumë gjasa ka dakordësinë e drejtuesve romanistë dhe pritet pas pak orësh të zbarkojë në Trigoria e të firmosë kontratën me klubin. Ai do të firmosë me Romën deri në fund të sezonit me opsion për rinovimin edhe për një tjetër sezon.

Arena e Lajmit

Në Romë nuk humbasin kohë, gati pasuesi i De Rossit në krye të verdhekuqëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook