Nga kriza me bashkëshortin te raporti me vajzën e tij, Adelina Tahiri flet ‘pa filtra’ dhe i tregon të gjitha

Këngëtarja Adelina Tahiri ka folur në lidhje me krizën që ka kaluar me bashkëshortin e saj. Në një intervistë për ATV, ajo shprehet se gjithçka ka mbetur pas.

Adelina Tahiri: Nuk kalon kriza pa e marrë hapin të dy. Normale unë jam femër dhe unë jam e edukuar ashtu që të pres hapin prej burrit dhe e respektoj si burrë dhe pranoj hapat nga ana e tij. Kur kalon njëfarë kohe, ftohen pak gjërat, entuziazmi i zënkës, atëherë sheh a je e lumtur dhe a e do dikë. Kur kalon kohë dhe ti e sheh pas gjithë asaj kohe që ti prapë ndien për atë person, atëherë unë besoj që dashuria asnjëherë nuk vdes.

-E bukur kjo që the!

Adelina Tahiri: Është një burrë shumë i mirë që nuk dua ta lavdëroj, por sinqerisht ia kisha uruar Dianës që e dua më së shumti në botë të ketë të njëjtin fat. E them shumë sinqerisht, jetës nuk i dihet, nuk i dihet çfarë na ndodh… ai është një baba i shkëlqyer, është një baba i shkëlqyer, ka edhe një vajzë tjetër dhe për të është një baba i shkëlqyer për Jonin, është një burrë i shkëlqyer për familjen time, është një burrë i shkëlqyer për motrën time, për mua mos të flas.

-Po raporti yt me vajzën e tij?

Adelina Tahiri: Të them të drejtën nuk kam raporte të këqija, por mendoj unë asnjëherë nuk mund t’i bëhem nënë asaj vajze sepse e ka nënën dhe unë nuk kam të drejtën të flas për një person që nuk është publik dhe është jeta e tij personale. Unë e respektoj në maksimum sepse është vajza e tij mbi të gjitha, por nuk mund të marr një rol që nuk më takon.

Nga kriza me bashkëshortin te raporti me vajzën e tij, Adelina Tahiri flet ‘pa filtra’ dhe i tregon të gjitha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook